MENU
klinika

Pas fitores ndaj Napolit

Jo vetëm Lukaku, edhe Conte thyen rekord

07.01.2020 - 19:59

Me dygolëshin ndaj Napolit, Romelu Lukaku theu rekordin e Christian Vierit (viti 2000) tek Inter me 14 gola pas 18 javëve të para të kampionatit.

Por duket se sekreti i Inter-it në këtë sezon është Antonio Conte. Me fitoren e marrë në fushën e Napoli-t, trajneri i zikaltërve është bërë më i shpejti në historinë e futbollit italian që ka arritur 100 fitore.

Tekniku aktual të Inter-it i janë dashur vetëm 145 ndeshje për të kaluar Carlo Carcano-n, i cili ka arritur 100 fitore në 168 ndeshje në periudhën 1929-34 si trajner.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN