MENU
klinika

"Muzika më e mirë"

“Joker” po sfidon Hollivudin

21.01.2020 - 14:20

     Jo vetëm për subjektin dhe lojën aktoriale; tashmë, “Joker” ka hyrë në garë edhe për kolonën zanore të filmit. Është 36-vjeçarja, Hildur Gudnadottir, e cila, është bërë gruaja e parë që ka fituar çmimin “Golden Globe”, për vijën muzikore të filmit.

Gjithashtu, ajo është kandiduar edhe për shpërblimet “Oscar” dhe “Bafta”. Islandezja deri më tani ka bërë jetë të qetë në Berlin, ndërsa pritet t’u bashkohet yjeve të Hollivudit, në tapetin e kuq.

Muzikantja 36-vjeçare, thotë se është ushtruar në muzikë prej moshës 4-vjeçare, por suksesin e lidh edhe me fatin.

“Ka pasur shumë diskutime, mbi rolin e gruas në industrinë e filmit e atë të muzikës. Në përgjithësi, duam të dimë se ku janë gratë”, – ka deklaruar ajo.

Gudnadottir është gruaja e pestë kompozitore, që nominohet për “Oscar”, në 92 vjet. Sikur rrëfen ajo vetë, zakonisht e krijon muzikën pasi të ketë përfunduar filmi. Në rastin e filmit “Jocker”, ajo e ka marrë skenarin më herët dhe ka punuar njëkohësisht edhe në skena të tilla, si ajo e vallëzimit në banjë.

Kompozitorja e re, thotë se kur kompozoi muzikën për filmin “Chernobyl”, udhëtoi deri në Lituani, që kësisoj, të mund të përçonte mesazhin për pasojat e rrezatimit.

 

Kur të përfundojë ndarja e çmimeve, Gudnadottir thotë, se nuk do të merret më me muzikë filmi, por do të vijë para publikut si këngëtare.

Çmimet “Grammy” do të ndahen më 26 janar, ndërsa më 10 shkurt, ato “Oscars”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Premeria u duartrokit për 8 minuta

I suksesshëm ende pa u publikuar filmi “Joker”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit