MENU
klinika

BAFTA 2020!

“Joker” rrezikon seriozisht…

07.01.2020 - 14:39

      Edicioni i 73-të i çmimeve të Akademisë Britanike të Filmit, ndryshe çmimet BAFTA, pritet të mbajë ceremoninë më 2 shkurt, në Londër. Sipas shpalljes nga ana e tyre,  “Joker” është filmi me më shumë kandidatura, plot 11, ndërsa ndiqet nga filmat “The Irishman” dhe “Once Upon a Time in Hollywood”, secili me 10 të tilla.

Filmi është i thellë, mesazhet fine dhe të ashpra. Në Shtetet e Bashkuara, para premierës së tij, bënë gati një terrorizëm psikologjik: Mund të ketë të shtëna, – thanë, –  filmi nxit dhunë, policia në gatishmëri. Ende pa u projektuar nëpër salla kinemaje, “Joker” e kishte kryer misionin e tij. Joaquin Phoenix, si rrallë aktorë në histori, nuk interpretoi Jokerin. U bë vetë ai.

Drama “Joker”, drama me protagonist Joaquin Phoenix, e regjisorit Todd Philips, sipas të gjitha gjasave do të kulmojë mbrëmjen: konkurron për filmin më të mirë, regjisorin më të mirë, aktorin protagonist më të mirë, skenarin e përshtatur më të mirë, montazhin më të mirë, “make up”-in më të mirë dhe zërin më të mirë.

Mbrëmjen e të dielës, Joaquin Phoenix fitoi çmimin “Golden Globe”, si aktori më i mirë për interpretimin në “Joker”. Në kategorinë e aktorit më të mirë joprotagonist, do të jetë një garë e fortë mes aktorëve Al Pacino dhe Joe Pesci (“The Irishman”) dhe Tom Hanks (“A Beautiful Day in the Neighbourhood”), Sir Anthony Hopkins (“The Two Popes”) dhe Brad Pitt (“Once Upon a Time…”).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Premeria u duartrokit për 8 minuta

I suksesshëm ende pa u publikuar filmi “Joker”