MENU
klinika

Po Klanifornia?

Jul Deda po sjell emisionin e tij të humorit

06.01.2020 - 12:56

Aktori i njohur i humorit, Julian Deda, është një ndër figurat më të dashura për publikun si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

Ndaj, kjo është një arsye e mirë që Juli të sjellë diçka të tijën për të dyja vendet: një emision humori.

Të paktën kështu u shpreh agjenti i emisionit “Thumb On”.

Sipas tij, Juli do të nisë shumë shpejt një emision humori në Kosovë.

Ai do të jetë autor dhe moderator i emisionit të tij, ndërsa më shumë mbetet të zbulojmë në të ardhmen.

Megjithatë, emisioni do të xhirohet në avancë për t’u transmetuar në Kosovë, ndaj Juli do të vazhdojë të jetë pjesë e “Klanifornias”.