MENU
klinika

Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Kam dhimbje të mëdha të kokës. Çfarë më këshilloni?

22.01.2020 - 11:17

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

dhimbje koke nga alkooli-konica.al

Pacientja: Jam 21 vjeçare, kam dhembje të mëdha të kokës. Kam bërë kontrolle të shumta. Disa mjekë më thonë se kam damarët e mbyllur të kokës, disa që kam ciste mbrapa syve. Veten e ndjej shumë të lodhur dhe nuk mund të ngopem me gjumë, kam marramendje, shqetësime tek të pamurit dhe dobësim të gjymtyrëve.Kisha dashur të me jepni një këshillë apo të më tregoni se si mund ta evitoj dhimbjen që ndjej. Ndoshta e kam nga shikimi i pandërprerë i televizorit apo përdorimi i shumtë i kompjuterit.

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: E nderuar. Është me rëndësi ku i ke bërë kontrollet, te cili specialist, cilat analiza i ke bërë! Mungojnë shumë të dhëna në lidhje me kokëdhimbjen të cilën e përmendni. Shkoni te neurologu, ose në klinikën e Neurologjisë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.