MENU
klinika

Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Kam dhimbje të trupit, temperaturë të lartë dhe dridhje. Çfarë është?

29.01.2020 - 12:07

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje po bëj disa ditë që kam dhimbje të trupit, ndihem e lodhur, me temperature të lartë dhe dridhje. Çfarë mund të jetë?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Nga simptomat që po më përshkruani mund të jetë helmim i gjakut.. Helmimi i gjakut ndodh si pasojë e hyrjes së bakterieve në sistemin e qarkullimit të gjakut, duke e shkaktuar kështu infektimin e  gjakut. Shërimi i sëmundjes bëhet me antibiotikë. Për më tepër informacione ju sugjeroj një vizitë më të detajuar  tek hematologu se ndoshta janë thjesht simptomat e një ftohje.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.