MENU
klinika

Një ndihmë e madhe për shoferët

Kjo pajisje e re bllokon tërësisht rrezet e diellit!

06.01.2020 - 21:07

Gjiganti teknologjik Bosch ka ridizajnuar tërësisht “pajisjen” kundër diellit në veturë, një nga pjesët më të vjetra dhe më bazike, duke i dhënë formë të re.

“Virtual Visor”, i shpalosur para debutimit në Consumer Electronics Show në Las Vegas, bllokon rrezet e diellit teksa i jep shoferit pamje të papengueshme të rrugës përpara.

Kjo pajisje është e madhësisë së njëjtë dhe formës së njëjtë me “maskën” e zakonshme.

Megjithatë, ky është një panel transparent që përmes inteligjencës artificiale analizon pamjet që dërgohen nga kamera e përparme e cila monitoron shikimin e shoferit dhe reagimet e tij. Kjo kamerë monitoron se si dielli po e godet fytyrën e ngasësit. Në bazë të reagimeve të syve, ajo e kupton nga po vjen dielli dhe automatikisht e bllokon atë pjesë. Procesi ndodh në kohë reale.

Bllokimi i diellit krijon një hije sikur syzet e diellit.

Boschi nuk ka bërë të ditur se kur do të lansohet pajisja

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”