Detaje të reja dalin në lidhje me aksidentin tragjik të ish-yllit të NBA, Kobe Bryant, që humbi jetën nga aksidenti me helikopterin e tij së bashku me 8 persona të tjerë, përfshi të bijën 13 vjecare.
Sipas njoftimeve të sotme, helikopteri kishte humbur sensorin e lartësisë nga kodrat dhe piloti ka parë kuotat e fundit në ngritje, pa e ditur që ishte duke fluturuar ulët, për shkak të mjegullës.
Është indentifikuar Kobe Bryant dhe piloti deri tani nga 9 trupat. Por një dëshmi po qarkullon së fundmi në lidhje me aktivitetin e legjendës së basketbollit para pak aksidentit tragjik.
Vetëm pak orë para se të humbte jetën, Bryant kishte vizituar kishën katolike “Our Lady Queen of Angels” në Newport, Kaliforni, mëngjesin e hershëm të së dielës, pak para meshës së orën 7:00.
Prifti Steve Sallot ka treguar: “Ne i shtrënguam duart. E pashë se ai e kishte bekuar veten, sepse kishte pak ujë të shenjtë në ballin e tij. Unë po hyja nga dera e njëjtë nga e cila po dilte ai.”
Bryant dhe familja e tij ishin vizitues të rregullt të kishës në Newport, ku janë lutur bashkë me qindra besimtarë të tjerë gjatë meshave dhe kurrë nuk kishin tentuar ta tërhiqnin vëmendjen për vete.
Sallot thotë se Bryant nuk ka folur për fenë, por natyrisht ka qenë njeri besimtar. Në një postim në Facebook, peshkopi Timothy Freyer e ka përshkruar Bryantin si katolik të përkushtuar, i cili e donte familjen dhe e tij.