MENU
klinika

Presidenti dhe sekretari në “luftë”

KOKSH në kaos total, thirrje për dy asamble

10.01.2020 - 22:01

Shpesh Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar është munduar të qetësojë situatat brenda federatave, por nuk ishte menduar kurrë që brenda vetë këtij institucioni të kishte një “luftë” mes drejtuesve kryesorë.

Pas akuzave të rënda ndaj njëri-tjetrit, presidenti i KOKSH-it, Viron Bezhani, dhe sekretari i po këtij organizmi, Stavri Bello, po thellojnë copëtimin e institucionit olimpik shqiptar.

Si pasojë e zhvillimeve të vitit të kaluar, ku Bezhani dhe Bello akuzuan njëri-tjetrin për shpërdorim të fondeve të KOKSH-it, hapi i radhës e dërgon organin olimpik shqiptar në ndarjen në dy fronte.

Pritet që në fillim të muajit të ardhshëm, Bezhani në njërën anë, dhe Bello me një komision të posaçëm në krahun tjetër, të thërrasin dy asamble të KOKSH-it.

Një situatë e paprecedentë që dëmton jo vetëm imazhin sportiv, por dhe institucional të vendit. Presidenti Bezhani kërkon që Asambleja të miratojë ndryshime në Statutin e KOKSH-it, ndërsa sekretari Bello shkarkimin e Bezhanit.

Sipas këtij të fundit, janë mbledhur 2/3 firmave për mbajtjen e Asamblesë së Jashtëzakonshme të KOKSH-it. Ndërkohë, Bezhani ka bërë edhe një kallëzim në Prokurori ndaj Bellos për abuzim me fondet.

E gjitha kjo situatë e nderë në prag të Lojërave Olimpike Tokyo 2020, ku Shqipëria për herë të parë do të përpiqet të marrë medalje në sportin e peshëngritjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Medalistët e Lojërave Mesdhetare

KOKSH shpërblen Gegën dhe Zenelin me 3 mijë euro