MENU
klinika

"Gjithçka në funksion të sigurisë"

Koronavirusi/ Autoriteti Portual i Durrësit qetëson qytetarët

27.01.2020 - 19:31

Në një kohë kur Kina po përballët me virusin e rrezikshëm koronavirus, ku raste të tilla janë përhapur në SHBA por dhe në Europë, autoritetet shqiptare kanë forcuar masat.

 

Pavarësisht se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të dyshuar si i prekur nga ky virus, Autoriteti Portual i Durrësit ka shtuar masat mbi monitorimin shëndetësor.

Specialistët e Sektorit të Mbrojtjes së Shëndetit në APD, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik dhe me struktura të tjera të shëndetësisë po kryejnë monitorim të përditshëm të të gjithë pasagjerëve (por dhe personaleve të anijeve tregtare) që hyjnë nëpërmjet pikës kufitare të Portit të Durrësit, duke parë me përparësi origjinën nga ata vijnë.

Ata kanë në dispozicion edhe termometrat me lazer, për matjet e temperaturës në distancë (nëse do të jetë e nevojshme), si dhe gjithë pajisjet e duhura, për të realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme këto lloj kontrollesh.

“Porti i Durrësit kërkon mirëkuptimin e të gjithë udhëtarëve, për masat shtesë që do të aplikohen edhe në vijim, duke i siguruar ata se gjithçka është në funksion të sigurisë së tyre shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Instituti i Shëndetit Publik – Faqja zyrtare
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë”, thuhet në njoftimin e Autoritetit Portual Durrës.

Bilanci zyrtar i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 80 të vdekur dhe më shumë se 2300 raste të infektuar të konfirmuar në të gjithë Kinën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë thonë shkëncëtarët?

Zbulohet burimi i përhapjes së koronavirusit!

"Shtetasit shqiptarë të paraqiten për t’u regjistruar"

Koronavirusi/ Ambasada e Shqipërisë në Pekin apel qytetarëve


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin