57 milionë euro janë shpenzuar vetëm gjatë vitit paraprak si pagesë për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se deri në muajin maj përfitues të këtyre pensioneve kanë qenë mbi 37 mijë veteranë.
Ministria e Financave në raportin nëntëmujor financiar të vitit 2019 ka bërë të ditur se për pagesat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale (MPMS) nuk është bërë i ditur numri i saktë i përfituesve të këtyre pensioneve.
Mirëpo në statistikat nga kjo Ministri del se deri në muajin maj përfitues të pensioneve ishin 37 mijë e 460 veteranë. Mungesa e të dhënave për muajt pasues pamundëson të dalë në pah se sa është numri i veteranëve, të cilët kanë përfituar pensione. Gjatë vitit të kaluar u krijua një kaos në vend për shkak të daljes së 20 mijë veteranëve të rrejshëm në listën, që atëkohë u përpilua nga avokati Elez Blakaj, shkruan tutje “Zëri”.
Pas kësaj Prokuroria propozoi që pagesat të ndalen për veteranët, emrat e të cilëve figuronin në lista, por një vendim i tillë ende nuk është marrë nga Gjykata.
Të gjithë veteranët, pavarësisht se emrat e disave figurojnë në listat me veteranë të rrejshëm, vazhdojnë të marrin pensione nga shteti