MENU
klinika

Banka e Shqipërisë arrin objektivin

Kredia për shtëpi/ Grumbullon 950 mln euro

13.01.2020 - 10:29

Kredia për blerjen e banesave e dhënë nga sistemi bankar shqiptar ka arritur në 117 miliardë lekë ose rreth 950 milionë euro. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deri në fund të nëntorit ky portofol u rrit me 6.4% në raport me fillimin e vitit 2019.

Sipas Scan, ulja e normave të interesit dhe rritja e fokusit të sistemit bankar në segmentin e individëve ka favorizuar zgjerimin e kredisë për pasuri të paluajtshme. Bankat po fokusohen gjithnjë e më shumë te këto produkte, me qëllim një diversifikim më të lartë të portofolit të kredisë te klientët individë.

Kreditë për blerje banesash kanë afate të gjata maturimi, çka mundëson një rritje të qëndrueshme të portofolit në kohë, por, gjithashtu, kanë edhe raportin më të ulët të kredive me probleme.

Megjithatë, është e pritshme që tregu i pasurive të paluajtshme të pësojë një frenim, pas tërmetit të datës 26 Nëntor. Kjo ndoshta do të ndikojë edhe ecurinë e portofolit të kredisë bankare me qëllim financimin e blerjes së banesave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Hiletë” me mikrokredinë

Kredi me 126%…të vjen edhe në shtëpi

Në rritje me 15%

200 mln euro kredi konsumi