MENU
klinika

Akord me FSHF

Kukësi-Partizani do të luhet në “Air Albania”

16.01.2020 - 13:47

Pas derbit mes Partizanit dhe Tiranës, stadiumi “Air Albania” do të presë një tjetër sfidë të rëndësishme të kampionatit shqiptar.

Në impiantin e ri të futbollit shqiptar do të zhvillohet sfida e 26 janarit (java 19) Kukësi-Partizani. Vetë klubi verilindor komunikoi në llogarinë e tij në “Instagram” se ka arritur marrëveshjen me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Duke qenë se po kryhen punime për stadiumin e ri, Kukësi dëshiron që beteja me rivalët për titull Partizanin të jetë një reklamë shumë e mirë për kampionatin tonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN