MENU
klinika

"Nuk kam lexuar kurrë"

Kush është shkrimtarja e suksesshme… injorante?

30.01.2020 - 18:17

      “Do të tregoj një histori personale, shumë prekëse. Shpresoj të ndihmoj ata që po kalojnë të njëjtën gjë, si unë. Vendosa ta bëj, pasi fola me një njeri të dashur për mua, i cili më këshilloi se është momenti të qaj një të vdekur që nuk e qava kurrë,” – ka rrëfyer autorja shumë e famshme tashmë./Konica.al

Giulia De Lellis, një ndër femrat me influencë në Itali, ka deklaruar se nuk ka lexuar asnjë libër, por sapo ka shkruar një të tillë. Libri i saj i parë, “Le corna stanno bene su tutto. Ma io stavo meglio senza”, u bë menjëherë i njohur, pak orë pasi u publikua në rrjetet sociale.

Shumë të interesuar i janë drejtuar faqes “Amazon”, për ta blerë librin e saj, që doli në treg, më 17 shtator 2019 dhe falë rezervimeve të shumta, është i pari në listën e librave më të shitur në Itali.

Duhet të jesh shumë i talentuar, për të bërë mirë diçka, pa e provuar më parë. Si të shkruash, kur s’ke prekur kurrë një libër me dorë. Giulia e ndërmori këtë ‘rrezik’, mbase duke e ditur se kishte njerëz që mezi prisnin të lexonin historitë dhe sekretet që do të rrëfente influencerja italiane. Ndjekësit e saj, që i tejkalojnë 4 milionë vetë, janë blerësit potencialë, ndër të cilët, shumica prej tyre s’është shumë e dhënë pas librave.

Por, autores, nuk i interesojnë kritikat. “Jam injorante, por jo budallaqe,” – thotë ajo, në një ballafaqim me një nga ata që i janë kundërvënë në rrjetet sociale. “Për fat të keq, nuk jam e dhënë pas letërsisë. Më mërzit. Kam thënë, se nuk kam lexuar asnjë libër, por në fakt, i kam lexuar dy. Bëhet fjalë për “The Little Prince”, nga Antoine de Saint-Exupery, që e lexova bashkë me mësuesen në fillore dhe “The Little Pink Book”, nga Sonia Grispo, që më pëlqeu sepse ishte rozë dhe i vogël”, – tregon, De Lellis.

Me ndihmën edhe nga profesionistë të letërsisë, De Lellis tregon historinë e jetës së saj, në “Le corna stanno bene su tutto,” ku vlen të përmenden detajet e ndarjes me Andrea Damante, ky i njohur nga “Uomini e Donne.”

Pritet 17 shtatori, për të parë nëse fansat, do t’i qëndrojnë besnikë blogeres italiane. Nëse mendoni se talenti i saj “është në gjak” dhe nuk ka nevojë të lexohen shumë libra, për të krijuar bagazhin profesional,.. pse të mos e bëni pjesë të bibliotekës suaj, librin e kësaj “autoreje”?!./Konica.al

Për më shumë, vizitoni: www.konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shqiptarët, një racë e rrallë; miq e armiq të turqve!”

‘Shqiptarët më 1904-ën’, si i përshkruante gazeta amerikane

Ja si e torturuan dhe e vranë pa mëshirë 20-vjeçaren

‘Dua një republikë demokratike si e Nolit’


Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!

Flet “ikona” e lajmeve në RTSH

Si u pushtua televizioni pas vrasjes së Azemit!

Promovim i trashëgimisë kulturore të Elbasanit

Kolonia e piktorëve “Skampis 2024”