29.01.2020 - 20:15
Samsung zyrtarisht prezantoi Galaxy Tab S6 5G, një variant 5G i tabletit të 2019-ës i cili merr edhe kurorën e tabletit të parë 5G në botë.
Siç edhe emri sugjeron, virtualisht tableti është i pandryshuar nga modeli origjinal Wi-Fi dhe LTE me një përjashtim: shtesa e modemit Snapdragon X50 5G.
Aktualisht tableti shitet vetëm në Korenë e Jugut për 848 dollarë me një konfigurim prej 6GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme. Pjesa tjetër e specifikave është një panel OLED 10.5-inç, Snapdragon 855, një stylus.
Galaxy Tab S6 5G do të jetë në shitje në Korenë e Jugut nga data 30 Janar por nuk dihet nëse do të debutojë edhe për vende të tjera të botës në të ardhmen.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kompania jep përgjigje
A do të shtrenjtohen iPhone e vitit të ardhshëm nga teknologjia 5G?
Porosia e gjeneralit amerikan
5G/ Liderët shqiptarë të vendosin kujt t’i besojnë
Ky raport tregon arsyet