MENU
klinika

Edhe ekipet mjekësore e forcat zjarrëfikëse

”Ky vit u prit pa zhurmë, me gëzim”, Lleshaj falënderon policët

01.01.2020 - 08:32

Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj doli në sheshin “Skënderbej” për të falenderuar të gjitha forcat e policisë që natën e ndërrimit të viteve e pritën në shërbim të sigurisë së qytetarëve.

Urimi dhe falenderimi i tij shkoi edhe për ekipet mjekësore e të forcave zjarrfikëse.

Ai tha se fatmirësisht ky vit nuk shënoi incidente dhe se nuk pati ‘zhurmë’ duke ju referuar kontrolleve të shumta që policia ka zhvilluar këto ditë festash për të mos lejuar tregtimin e mjeteve pirroteknike, të ndaluara me ligj.

“Besojmë që ky vit është i pritur në mënyrën më dinjitoze të mundshme pa shumë zhurmë më shumë gëzim e lutmuri”, tha Lleshaj.“Kam ardhur t’i them faleminderit këtyre njerëzve që shërbejnë për sigurinë e të gjithë shqiptarëve”, tha Lleshaj.
"Ka rënie të lehtë të shtrimeve në spital"

Brataj: Vdekshmëria është ulur me 50 %

Palmer ‘porosi’ për Gjykatën Kushtetuese, SPAK-un dhe…

“BE do të ndjekë me kujdes se çfarë ndodh në Shqipëri”