Leipzig, që i shikon të gjithë skuadrat e tjera të Bundesligës nga maja e renditjes, është klubi më i ri në shumë aspekte, si në ardhjen në elitë, ashtu edhe në moshën e stafit teknik dhe futbollistëve.
Mosha mesatare e lojtarëve të përdorur në sezonin aktual është 24.6 vjet. Dhe kjo përfshin edhe Julian Nagelsmann, trajnerin më të ri të futbollit gjerman, vetëm 32 vjec.
Ky faktor nuk ka qenë asnjëherë pengesë për rritjen e një klubi që i mungon pesha historike që kanë Bayern dhe Dortmund. Red Bull ka ndërtuar një ekip modern dhe ambicioz, me anëtarë me potencial të madh dhe të etur për lavdi.
Timo Werner erdhi 20 vjec te Leipzig dhe aktualisht është një nga shënuesit më të mirë në Bundesliga. Janë vetëm dy lojtarë që tejkalojnë 30 vjet: portieri Philipp Tschauner (34 vjeç) dhe mesfushori Stefan Ilsanker (30).
Në fitoren 3-0 kundër Werder Bremen formacioni fillestar i Leipzig kishte mesataren prej 23.3 vitesh, rekord në Bundesligë. Ndërsa Nagelsmann u bë trajneri më i ri që arrin në fazat e nokaut në historinë e Champions League me 32 vjec, 4 muaj dhe 4 ditë.
Politikat e RB Leipzig janë përputhur me idetë inovative të Julian Nagelsmann dhe çiftimi duket se prek përsosmërinë. Tani mbetet vetëm për të vijuar me këtë ritëm për titullin kampion.