MENU
klinika

Bundesliga, Java 18

Leipzig e nis ku e la, “blindon” kreun

18.01.2020 - 20:23

Leipzig duket se do të jetë një tjetër rival i Bayern Munchen në gjysmën e dytë të sezonit. Kryesuesit e Bundesliga-s fituan edhe sot 2-1 ndaj Union Berlin, duke thelluar diferëncën në krye.

Vendasit e Leipzig u gjendën në vështirësi në pjesën e parë, teksa në minutën e 10-të pësojnë gol. Pjesa e parë përfundoi 0-1 dhe u duk një ndeshje e vështirë për 3 pikë.

Por në pjesën e dytë Leipzig tregon dominimin, kur fillimisht Werner në 51’ dhe më pas Sabitzer në 57’ përmbysën gjithcka. Werner sërish në 83’ shënon dhe mbyll ndeshjen.

Nesër Bayern Munchen do të ndeshet me Hertha Berlin në fushën e kësaj të fundit. Bavarezët do të përpiqen të ngushtojnë diferencën me Leipzig dhe të marrin vendin e dytë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN