Paul Burrell, një ish-shërbëtor i Princeshës Diana, ka zbuluar një letër private që nuk është publikuar më parë.
Fjalët janë veçanërisht domethënëse në vazhdën e konflikteve të raportuara midis Princit Harry, Princit William dhe Princit Charles, pasi Harry dhe Meghan Markle papritur hoqën dorë nga Familja Mbretërore. “Unë i dua djemtë dhe shpresoj që farat e mbjella të rriten dhe të sjellin forcën, njohurinë dhe stabilitetin që është i nevojshëm”, thuhet në një fragment të publikuar.
Burrell shpjegoi edhe arsyen se përse po e bënte publik mesazhin tani: “Janë fjalët e një dashurie të pakushtëzuar të një nëne dhe janë po aq të rëndësishme sot, sa ishin kur ajo i shkruajti ato mbi 24 vjet më parë”. Dhe në fakt, Harry duket se ka një ndikim mjaft të madh nga nëna e tij. Ai i është referuar asaj dhe vdekjes së saj në mënyrë specifike në një fjalim të fundit ku shpjegoi se pse po tërhiqet.
Harry është shprehur se mania e paparacëve dhe mediave britanike për familjen e tij, i kujton atë që ndodhi me nënën e tij, dhe tha se ai po tërhiqet për të mbrojtur familjen.