MENU
klinika

Pjesë nga letra

Letra sekrete e Enver Hoxhës mbi marrëdhëniet

10.01.2020 - 07:02

Çështjet e dashurisë së lirë duhet të shtrohen drejt dhe me guxim e sidomos për anëtarët e partisë. Por s’mjafton të shtrohet drejt por edhe të dihet e të zbatohet pa kaluar në ekstremitete.

Do të jetë një gabim i madh e do të kemi mjaft dëme në rast se e shohim këtë çështje në mënyrë sektare por nga ana tjetër do të kemi humbje në rast se e keqkuptojmë dashurinë e lirë e shkojmë në kurvëri. Duhet gjetur rruga e mesme dhe e drejtë. Për të shkuar drejt në këtë çështje duhet që ata shokë dhe shoqe që bashkohen duhet të kenë kuptuar rëndësinë e bashkimit i cili nuk mund të jetë i plotë dhe i durueshëm në rast se shikohen epshet seksuale….

Pjesë nga letra
..Vetëm ku qëndron e keqja?

Shokët tanë kur bashkohen procedojnë më parë nga përmbushja e aktit seksual pa marrë parasysh asgjë tjetër dhe më vonë atyre iu bie ndërmënd ta njohin më mirë shokun që kanë zgjedhur por aherë deziluzionet janë shumë të mëdha dhe shkëputja bëhet e paevitueshme. …Një gjë e tillë mund të ketë edhe konsekuenca të këqija në rast se keqkuptohet nga shokët, pse aherë të gjithë do të shkojnë çifte-çifte për tu njohur më mirë dhe të harrojnë çdo gjë tjetër.

Këtë çështje nuk duhet ta shtroni në mënyrë që ajo të bëhet çështja kryesore e ditës dhe të harrohet çdo gjë tjetër. Seksioni politik suprimohet pse shokët e këtij skesioni me përjashtim të Ramiz Alisë dhe deri diku të Myzafer Trebeshinës, nuk e kishin kuptuar detyrën dhe lëshime, gabime, neglizhenca janë regjistruar në aktivitetin e tyre….