09.01.2020 - 14:50
Një 42- vjeçar i cili ra me motor në kanal ka ndërruar jetë në Lushnje. Shpëtim Bajaziti banues në Ardenicë të Lushnjes, ka rënë në kanal dhe vdiq në spitalin e qytetit. Ngjarja ka ndodhur në orën 13:30 në fshatin Kolonjë.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Lushnje
Informacion paraprak
Sot rreth orës 13:30, në fshatin Kolonjë, Lushnje, shtetasi Sh.B, 42 vjeç, banues në Ardenicë, Lushnje, duke drejtuar një motorçikletë, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal e për pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Lushnjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Historia frymëzuese e Klodit
“Aksidenti me biçikletë, më zbuloi defektin e përjetshëm të zemrës”
Apeli dhe përgjigjia drejt Berishës