MENU
klinika

"Rrezikon neociatat..."

Mazhoranca “ngrin” Antishpifjen deri në marrjen e opinionit nga Venecia

30.01.2020 - 11:56

Sot kur duhej të votohej dekreti i Presidentit Ilir Meta për rishqyrtimin e ligjit për mediat audiovizive, mazhoranca është tërhequr duke e shtyrë votimin deri në marrjen e opinionit të Venecias.

“Kjo automatikisht shtyhet.”– tha Balla.

Komisioni i Venecias ka caktuar datën 20 mars për shqyrtimin e paketës antishpifje, seancë në të cilën do të përballet mazhoranca me Këshillin e Europës.

Një ditë më parë raporteri për Shqipërinë në Grupin PPE të Parlamentit Evropian i bëri thirrje qeverisë të tërhiqet nga miratimi i kësaj pakete, pasi rrezikojnë seriozisht hapjen e negociatave.

“Po përsëris qëndrimin tim mbi rrezikun që mbartin ligjet e reja për median në lidhje me çeljen e mundshme të negociatave me BE. Grupi PPE i Parlamentit Evropian beson fort në çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Por Shqipëria duhet të respektojë kriteret e Kopenhagenit që janë një standard bazik e minimal për një vend kandidat.

Nëse qeveria Rama do të miratojë në Kuvend ligjet në formën aktuale atëherë ajo po vë në rrezik serioz shansin për çeljen e negociatave të anëtarësisë në BE. Qeveria Rama duhet patjetër të përmbushë rekomandimet specifike të dhëna nga Komisioni Evropian dhe nga Këshilli i Evropës”– tha Balla.

Për më shumë lajme vizitoni www.konica.al