MENU
klinika

Ligjet që përmirësuan klimën

Mbi 18 mijë biznese të reja në vend

13.01.2020 - 10:34

Sipas atsh, mbi 18 mijë biznese të reja janë regjistruar në vend në vitin 2019.

Drejtoresha e Përgjithshme e Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) Pranvera Fagu (Behushi) bëri të ditur se trendi i rritje së numrit të bizneseve të reja të regjistruara në vend është afërsisht i njëjtë me vitet paraardhëse.

Qeveria ka marrë përsipër të zhvillojë disa incentiva që lidhen me zonat ekonomike dhe teknologjike, që janë zona ku vet qeveria merr përsipër të lehtësojmë biznesin jo vetëm në aspektin procedurial, por edhe tarifor, doganor, ose të pagesës së taksave.

Gjatë viteve të fundit ajo ka hartuar një ligj të ri të investimeve strategjike, ka mundësuar një ligj të ri të turizmit si dhe i ka dhënë një dimension të ri AIDA-s, duke e kthyer në portalin e vetëm unik ku mund të shkojë biznesi dhe të jetë investitor dhe Agjencia të marrë përsipër ta asistojë atë më procedura të lehtësuara e të veçanta.

1 janar 2020 shënoi fillimin e revolucionit digjital edhe në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Është një proces që do të rris, padyshim, thjeshtimin e shërbimeve ndaj publikut.

Do të ulë radhët dhe eleminojë burokracitë administrative. Kursim kohe. Kursim kostosh financiare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përgjysmohen gjobat

36 mijë biznese drejt bankave

Ndryshim pozitiv nga 2018?

Mbi 18 mijë biznese të reja në 2019