MENU
klinika

Përgjigjet dermatologia

Më shqetëson thyerja e thonjve të duarve. Nga se vjen?

17.01.2020 - 11:07

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, jam një vajzë 35 vjeçe dhe më ndodh shpesh të më thyen thonjt e duarve. E kam problem. Nga se vjen?

Përgjigjet dermatologia: Shkaku kryesor është tharja, humbja e lagështisë së thoit, që vjen si rezultat i larjes së shpeshtë të duarve. Ne këtë rast thoi humbet ujë dhe ndahet në shtresa. Përdorimi në mënyrë të tepruar i pastruesve kimikë të thonjve (si acetoni), e rëndon gjendjen. Terapia është përdorimi i kremrave hidratues me përmbajte ureje disa herë në ditë dhe mbas çdo larjeje të duarve. Është vënë re se kjo çon në përmirësim. Nëse simptomat vazhdojnë do t’ju këshilloja një vizitë më të detajuar.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.