MENU
klinika

Fakte

5 sëmundje që mund t’i mësoni nga këmbët tuaja

23.12.2018 - 10:25

Këmbët janë një ndër pjesët e organizmit që tregojnë shumë probleme që lidhen me shëndetin tonë.

Përmes një vështrimi të kujdessshëm ju mund të mësoni se çfarë nuk shkon në organizmin tuaj. Më poshtë do të lexoni me disa fakte të ndryshme që lidhen drejtpërdrejt me shëndetin tuaj.

Këmbë me qime

Pavarësisht gjinisë, në pjesën e sipërme të këmbës dhe në zonën e gishtërinjve ka përherë disa qime. Nëse vini re krejt papritur që qimet ju bien dhe zona në fjalë bëhet më e lëmuar se ç’duhet mund të keni problem me qarkullimin e gjakut. Konkretisht me sëmundjen kardiovaskulare, arterioskleroza, e cila shkakton ngurtësim të arterieve.

kembet dhe semundjet-konica.al

Sëmundja e thonjve ose koilonychia

Në momentin që ju shikoni se thonjtë fillojnë të hollohen, lakohen dhe deri diku marrin formën e lugës, kjo vjen si pasojë e mungesës së hekurit në gjak, anemisë.

Plagë

Nëse prej kohësh jeni lënduar në këmbë dhe ajo ka marrë pamjen e një plage, që qëndron aty prej kohësh e nuk shërohet mund të jeni duke vuajtur nga diabeti. Këto lloj plagësh quhen ulcera diabetike. Me kalimin e kohës, nivelet e larta të glukozës dhe yndyrnave në gjak dëmtojnë nervat dhe e bëjnë të vështirë mbylljen e plagëve.

kembet dhe semundjet-konica.al

Këmbë të ftohta

Nëse këmbët i keni ekstremisht të ftohta, kjo mund të jetë një shenjë e mosfunksionimit të tiroides. Aktiviteti i ulët i tiroides shoqërohet me homocysteine të tepruar, një aminoacid që është i lidhur me sëmundjet e zemrës dhe qarkullimin e dobët të gjakut.

Deformim

Në rast se vini re një deformim të këmbëve nxitoni për te mjeku pasi me shumë mundësi bëhet fjalë për artritin reumatoid, një gjendje ku sistemi juaj imunitar gabimisht sulmon indet e trupit tuaj. Kështu nis erozioni i eshtrave dhe deformimi i tyre, një deformim që nis me këmbët dhe mund të avancojë në pjesë të tjera të trupit

Të pasura me lëndë të shumta ushqyese

Përfitimet që merrni nga konsumi i farave Chia

Shkaqet e shfaqjes dhe produktet që duhet të konsumoni

Njollat e bardha në lëkurë, shenjë e mungesës së vitaminave në organizëm!

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj