MENU
klinika

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

25.04.2024 - 13:33

Kolesteroli është një armik i fshehur. Edhe pse meshkujt priren të konsiderohen si më të prekur, femrat janë gjithashtu në rrezik nga kjo gjendje e rrezikshme që mund të çojë në komplikime serioze shëndetësore.

Sa kolesterol është normale për një grua?

Ka dy lloje, LDL ose kolesteroli “i keq”, i cili mund të jetë i dëmshëm dhe HDL, i cili është i dobishëm për shëndetin kardiovaskular.

Gama normale e kolesterolit tek femrat luhatet në varësi të moshës, shëndetit të përgjithshëm dhe faktorëve të rrezikut kardiovaskular.

Gratë shpesh kanë nivele më të larta të kolesterolit HDL, i njohur si “i mirë”, për shkak të estrogjenit. Gjithashtu hulumtimet tregojnë ndryshimet në nivelet e kolesterolit tek gratë, lidhen me fazat e ndryshme të ciklit menstrual.

Kjo është për shkak të luhatjeve në nivelet e estrogjenit gjatë ciklit. Megjithatë, në terma të përgjithshëm, një nivel total i kolesterolit më pak se 200 mg/dL konsiderohet i shëndetshëm.

Niveli i HDL apo kolesterolit të mirë konsiderohet normal te femrat nëse është më i madh se 40 mg/dl.

Nga ana tjetër, Healthline tregon se, në mungesë të sëmundjeve të zemrës, rekomandohet që gratë të kenë nivele të LDL ose kolesterolit të keq nën 100 mg/dl për të ruajtur një shëndet të mirë kardiovaskular.

Nëse keni faktorë rreziku për sëmundje të zemrës si mbi 55 vjeç, diabeti, hipertensioni ose një histori familjare e sëmundjeve të zemrës, rekomandohet që kolesteroli i keq të jetë nën 70 mg/dl.

Çfarë e shkakton kolesterolin e lartë tek femrat?

Akumulimi i kolesterolit në arterie mund të formojë një pllakë që i ngushton ato dhe redukton qarkullimin e gjakut, gjë që rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru, thotë institucioni.

Kolesteroli i lartë tek gratë mund të ndikohet nga ndryshimet natyrore në jetën tuaj.

Gjatë shtatzënisë, është e zakonshme të shfaqen ndryshime në nivelet e lipideve në gjak.

Përveç kësaj, menopauza përfaqëson një tjetër moment kyç ku kolesteroli mund të rritet, thekson Fondacioni Spanjoll i Zemrës.

Healthline saktëson se me ardhjen e menopauzës, është e zakonshme që kolesteroli total dhe LDL të rritet, ndërsa HDL ulet, gjë që mund të rezultojë në nivele të larta të kolesterolit tek gratë që më parë kishin vlera normale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kujdes, ajo ndëvepron me disa ilaçe...

Frut i stinës, njihuni me vetitë kuruese të shegës!

Sa duhet të merrni dhe rëndësia e tyre?

Cilat janë ushqimet e pasura me vitamina, nga A-ja të K-ja?