MENU
klinika

Zbulojeni!

Rita Ora ka formulën e grimit për buzë të plota dhe me shkëlqim

03.05.2024 - 08:21

Vitet e fundit, le ta pranojmë që Rita Ora ka vëmendjen e fushatave të marketingut dhe firmave me prestigjioze kur vjen puna te bukuria, sidomos te linjat e kujdesit për flokët dhe grimi. Pasi bëri ndryshimin drastik në pamje duke prerë flokët bob dhe duke iu bashkuar qasjes së shumë gocave të famshme, këtë herë vëmendjen e ka një tjetër detaj: grimi!

Mjaftuan disa foto në Instagram që sytë e të gocave të mbeteshin te buzët me kontur të theksuar që dukeshin si të dala nga kopertinat e revistave. Me pak fjalë, si grim nga duart e profesionistëve! Vijëzimi i theksuar e konturit të buzëve me laps është një pamje e guximshme, që i bën buzët të duken më të plota. Plus, shkëlqyesi i jep atyre më shumë efekt.

Sigurisht, nuk duket që Rita ka tendencën të ekzagjerojë grimin për t’u bërë tjetër njeri, por konturimi i buzëve me laps duket një ide sa e guximshme, aq edhe natyrale për të maksimizuar efektin te buzët në veçanti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN