MENU
klinika

Shmangeni!

Kjo është fjalia që mund t’ua kurseni parukierëve

16.05.2024 - 11:18

Parukierët janë si magjistarët: Ata na bëjnë të dukemi si yjet e Hollywood-it në raste speciale, por edhe gjatë përditshmërisë, madje edhe përpara se të shkojmë në punë,  kalojmë nga sallonet e tyre. Thonë se ata janë dëgjuesit më të mirë, sepse nga detajet për flokët, ngjyrën, prerjen, modelin dhe çdo histori tjetër dëgjohet me shumë dëshirë, përveç ndonjë pakënaqësie për rezultatin e padëshiruar me klientin e radhës. Por, a janë ata lexues mendjesh? Sigurisht që jo.

“Fjalia më e keqe që mund t’i thoni një parukieri/eje janë “Unë kisha besim tek ty,” thonë ekspertët. Ata e vlerësojmë sinqeritetin, por kur klientët mbeten të pakënaqur me rezultatet sepse kuptojnë që në fakt donin diçka ndryshe, kjo nuk është diçka e pëlqyeshme.

Pavarësisht nëse keni shkuar rishtazi te parukieri/ja apo jeni klientë të vjetër, ata si profesionistë asnjëherë nuk e dinë saktësisht se çfarë ju doni. Kjo edhe për faktin se interpretimi i ngjyrave është diçka shumë personale, ndaj shpesh referimi me foto të caktuara është ajo që duhet për të kuptuar më mirë ndryshimin që doni pa dëmtuar flokët tuaj.

Siç shpjegon parukierja Sienree Du në Los Angeles: “Interpretimi i ngjyrave dhe toneve është kaq i ndryshëm. Ju duhet të shkoni me shembuj konkretë për të qenë më të dobishëm dhe më specifikë për gjërat që doni,” thekson ajo.

Çfarë të thoni për të qenë më konkretë në idetë tuaja te parukierët?

Të gjithë jemi të pavendosur teksa ulemi në karrigen e sallonit, ndërsa parukieri/ja na qëndron te koka. Në vend që të gjithë përgjegjësinë t’ua faturoni atyre mund të shpreheni sinqerisht: “Kam parë foto të ndryshme për t’u frymëzuar, por nuk kam gjetur ende diçka që më pëlqen. A mund të më ndihmosh të vendos?”