Lionel Messi është golashënuesi më mirë në rruzull me 522 gola në 521 ndeshje, statistika që shpjegojnë se përse ai ka fituar 6 herë “Topin e Artë” dhe 6 herë “Këpucën e Artë”.
Ndërkohë Cristiano Ronaldo shënoi 477 gola në 489 ndeshje, edhe këto janë statistika të jashtëzakonshme që vërtetojnë dominimin e këtyre dy futbollistëve në dhjetë vitet e fundit.
Klasifikimi vijon me Robert Lewandowskin me 324 gola në 454 ndeshje, i ndjekur nga Cavani, ndërkohë që pesëshen e goleadorëve të dekadës së fundit e plotëson Luis Suarez me 303 gola në 445 ndeshje.
Por dominimi i Messit nuk kufizohet vetëm te shënimi i golave. Argjentinasi është edhe “mbreti” i asistimeve për gol për 2010-2019. Askush në pesë ligat më të rëndësishme të Europës nuk ka dhënë më shumë asiste se Messi, 136.