MENU
klinika

Alketa Vejsiu në Sanremo

Mediat italiane: Një yll mes Maria De Filippi dhe …

18.01.2020 - 17:42

Për Alketën lajmi se do të prezantonte Sanremo ishte pika kulmore e karrierës së saj. Megjithatë thuajse si me gjithçka tjetër edhe me këtë lajm shqiptarët u ‘ndanë’.

Pati nga ata që e mbështeti, por pati edhe nga kritikët që kjo përzgjedhje shqiptare në skenën italiane, nuk iu pëlqeu. E ndryshe nga Shqipëria, në Itali, Alketa tashmë është shndërruar në një fenomen televiziv.

Duke folur për arritjet e saj, mediat italiane tregon sesi mbërriti moderatorja deri në skenën e Sanremos.

Një ndër gratë që do të shoqërojnë Amadeus në Sanremo 2020 është Alketa Vejsiu, një yll televiziv shqiptar.

Kush është Alketa Vejsiu? Kjo është pyetja që shumë njerëz shtruan pas shpalljes së të ftuarve dhe kastit të Festivalit Sanremo 2020.

Ndër emrat e moderatorëve që do të mbështesin Amadeus në Sanremo qëndron edhe emri i Alketa Vejsiut, prezantuese TV dhe radio me origjinë shqiptare, e cila do të jetë në skenën Ariston në mbrëmjen e tretë së bashku me Georgina Rodriguez.

“Unë po qaj nga gëzimi! Është dita më e lumtur e karrierës time! Faleminderit Albania. Faleminderit Itali! Farleminderit, Sanremo 2020, edicioni i 70-të !”, ka shkruar Alketa në Instagram, duke ndarë entuziazmin me 850 mijë ndjekësit e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"A i doni dhe paratë e pensionit?! Na teprojnë"

“Shoqja Vera dhe shoku Zhani”, artistët ‘degjerojnë’ Grabockën

Ja çfarë ka përgatitur për ‘Festivalin e Këngës’

Mahmood këndon për herë të parë në një skenë shqiptare