MENU
klinika

Shënon edhe Ibra, 5 fitore radhazi

Milan kalon me vuajtje në 1/2 finale te Kupës

28.01.2020 - 23:28

Pavarësisht se me vuajtje, Milan arrin të marrë fitoren e pestë radhazi dhe të kalojë gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Kuqezinjtë fituan 4-2 ndaj Torinos pas kohës shtesë, teksa koha e rregullt përfundoi 2-2.

Vendasit shënuan shpejt gol. Kësaj radhe Rebic nuk realizon vetë, por është në rolin e pasuesit, teksa Bonaventura kalon në avantazh Milanin në minutën e 12-të.

Megjithatë, Bremer barazon shifrat në 34’ dhe pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. E dyta është më e luftuar. Në fushë, në 65’, futet edhe Ibrahimovic, në vend të Piatek.

Por gjashtë minuta më pas është sërish Bremer ai që shënon, duke kaluar në avantazh Torinon. Në limite, pikërisht në 91’, kuqezinjtë barazojnë me një gjuajtje potente dhe koha e rregullt mbyllet 2-2.

Në shtesë, Milan shënon dy herë. Fillimisht është turku Calhanoglu (106′), që realizon dopietë në këtë sfidë, pastaj Ibrahimovic (108′). Goli i dytë i suedezit pas rikthimit. Milan do të luajë kundër Juventusit në gjysmëfinale me sistem vajtje-ardhje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN