MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Morthi po më prek intensivisht duart dhe për shumë kohë

26.01.2020 - 18:50

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, po bëhen rreth dy vite që gishtat e duarve kryesisht, por lehtazi edhe ato të këmbëve më preken nga morthi. Kam filluar të shqtësohem pasi gungat mbi nyje më janë formuar në të gjithë gishtërinjtë dhe jo siç ndodh zakonisht.

Përgjigjet mjeku i përgjithshëm: Morthi (pernio) është një patologji që shfaqet kryesisht në moshat e reja dhe në personat që vuajnë nga qarkullimi i dobët periferik i gjakut. Kjo patologji shfaqet kryesisht në periudhën e dimrit, ku temperaturat janë të ulëta. Përgjithësisht morthi lokalizohet në duar, këmbë, vesh, hundë dhe në faqe (sidomos në fëmijët e ushqyer keq) dhe favorizohet prej lagështirës. Në mjekimin e morthit në radhë të parë ndihmojnë shumë masat që duhen të merren për mbajtjen ngrohtë të trupit nëpërmjet veshjeve të ngrohta dhe të përshtatshme për stinën e ftohtë të dimrit.
Shmangia e ndryshimeve të shpejta të temperaturës (dalja e menjehershme nga ambientet e nxehta në ato të ftohta).
Përdorimi i këpucëve, çorape dhe doreza të ngrohta.
Përdorimi i kapuçeve dhe shallit për të mbrojtur veshët dhe hundën.
Shmangni çorape/ këpucë të ngushta.
Shmangni përdorimin e ujit të ftohtë për larje dhe ujit shumë të nxehtë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN