MENU
klinika

De Biasi drejtoi axurrët, të ardhurat për bamirësi

Mposht Shqipërinë e Greqinë, Italia fiton turneun humanitar

10.01.2020 - 20:39

Me moton “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”, ka përfunduar turneu miqësor mes 4 skuadrave të veteranëve të Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë, ku triumfuan axurrët e drejtuan nga De Biasi.

Ku turne miqësor u organize për qëllim humanitar, pasi të ardhurat nga rreth 10 mijë biletat e shitura do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti. Pati dy gjysmëfinale (nga 35 minuta) dhe një finale.

SHQIPËRI – ITALI 1-1 (2-3 me 11-m)

Shqipëria nuk ka arritur të shkojë në finale në ndeshjen e bamirësisë. Kuqezinjtë kanë vuajtur dëmtimet e shumta dhe në ndeshjen gjysmëfinale, janë ndërruar thuajse të gjithë futbollistët.

Fillimisht ishte Esposito ai që shënoi dhe më pas barazoi Bogdani. Ish-sulmuesi i Kombëtares ka shënuar nga një pozicion i parregullt që ka sjellë edhe protesta të shumta te italianët.

Edhe gjatë penalltive, Aliaj ka goditur dy herë ku të parën që humbi, kishte mundësi ta shënonte në momentin e dytë.

GREQI – TURQI 1-0

Greqia ia ka dalë të mundë ekipin e legjendave të Turqisë, ku ka mjaftuar një gol i shënuar me penallti. Karagunis ka ditur ta çojë topin në rrjetë, duke e çuar topin në njërin krah e portierin në krahun tjetër.

Kjo fitore e çoi Greqinë në finale, aty ku e priti Italia, që eliminoi Shqipërinë. Pavarësisht tensioneve mes Greqisë dhe Turqisë, në fushë mes futbollistësh kishte vetëm atmosferë miqësore.

ITALI – GREQI 1-0 (finalja) 

Në finale triumfuan italianët e drejtuar nga ish-trajneri i Shqipërisë, De Biasi. Ishte një autogol i grekëve, pas një krosi të Zakardo-s. Greqia u pëpoq të barazonte, por edhe ritmi ra shumë, pasi mosha bën të vetën.

Në fund, një trofe simbolik për fituesit dhe vetëm përqafime. Një turne që ia arriti qëllimit, pavarësisht se pritej një pjesëmarrje më e madhe e tifozëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Batuta në autobusin e kuqezinjve

Ish-futbollistët e Kombëtares vizitojnë Bubqin

"Rikthimi?! Kurrë mos thuaj kurrë"

Miqësorja e yjeve, De Biasi: E dua Shqipërinë!