MENU
klinika

"Rikthimi?! Kurrë mos thuaj kurrë"

Miqësorja e yjeve, De Biasi: E dua Shqipërinë!

10.01.2020 - 11:21

Sonte, në orën 18:00, do të luhen ndeshjet miqësore mes yjeve të Shqipërisë, Greqisë, Italisë dhe Turqisë, ku të ardhurat nga biletave biletat do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti.

Trajneri i veteranëve të Italisë do të jetë Gianni De Biasi. Në një intervistë për “Supersport”, ish-trajneri i Shqipërisë ka pohuar se i është përgjigjur menjëherë ftesës…

“Sa herë më jepet rasti për të ndihmuar personat në nevojë, jam gjithmonë i gatshëm, e kam në personalitetin tim të jem pranë personave që kanë probleme, si ata që kanë humbur njerëzit e dashur apo edhe banesat e tyre.

Kur më telefonoi Lila, isha i gatshëm, madje edhe me ndërmjetësimin për të sjellë lojtarë të njohur Italianë. Lidhja ime me Shqipërinë është e jashtëzakonshme dhe nuk do të shuhet kurrë, sepse Shqipëria dhe shqiptarët kanë një rëndësi të veçantë për mua.

Sa i përket një rikthimi të mundshëm, unë them që në jetë kurrë mos thuaj kurrë. Marrëdhënia që unë kam me tifozërinë është shumë e pastër dhe besoj se më duan, sepse e kanë kuptuar sa i sinqertë kam qenë në raport me ta. Nuk do të luaj, kam shumë vite që nuk luaj, kështu që më mirë të mos jem në fushë” u shpreh De Biasi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndihmë për Shqipërinë pas tërmetit

De Biasi, thirrje për të mbledhur fonde

Ndeshja humanitare në “Air Albania”

Miqësorja, në fushë De Biasi, Zambrota, Tare…