MENU
klinika

Ndeshja humanitare në “Air Albania”

Miqësorja, në fushë De Biasi, Zambrota, Tare…

31.12.2019 - 11:29

Siç është bërë e ditur, më 10 janar, në stadiumin “Air Albania” do të luhet miqësorja mes ish-futbollistëve ndër vite të Shqipërisë, Greqisë, Italisë dhe Turqisë.

Të gjitha të ardhurat e grumbulluara nga ky organizim special do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti. Është zbuluar edhe lista e futbollistëve të Italisë që do të jenë prezentë, teksa bien në sy emra të njohur, si De Biasi, Zambrota, Perotta, Tomasi, Colonese, etj.

Sa i përket Shqipërisë, në fushë do të jenë emra, si Lorik Cana, Igli Tare, Ervin Skela, Ansi Agolli, Altin Lala, etj, që kanë konfirmuar pjesmarrjen dhe do të jenë në listën e Shqipërisë si futbollistë.

Por jo vetëm nga Shqipëria, por edhe lojtarë që kanë luajtur për Maqedoninë e Veriut, si Nexhipi e Shaqiri, apo nga Kosova janë Dallku e Curri.

Trajner për Shqipërinë do të jetë Ilir Shulku. Do të jenë dy ndeshje gjysmëfinale dhe një ndeshje finale. Biletat në stadium do të jenë me çmim simbolik, në mënyrë që të kenë mundësi të vijnë sa më shumë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndeshja në stadiumin “Air Albania”

Kampionë Bote dhe Europe, në Tiranë për bamirësi