MENU
klinika

Tenis

Nadal e nis vitin 2020 me një rekord

04.01.2020 - 14:58

Duket sikur janë drejt fundit, por ata vijojnë të vendosin rekorde në tenis. Roger Federer dhe Rafael Nadal janë kthyer tashmë në legjenda në këtë sport.

Spanjolli Rafael Nadal, aktualisht numri 1 në botë për meshkuj, e ka nisur këtë vit me një rekord historik. Ai është tenisti i parë dhe i vetëm në botë që ndodhet në vendin e parë të renditjes botërore në tri 10-vjeçarë të ndryshëm.

Nadal u ngjit për herë të parë në krye të renditjes botëtrore në korrik të vitit 2008, duke qenë kështu në krye të renditjes në 10-vjeçarin 2000-2009. Më pas, ai ka qenë në krye të renditjes botërore edhe në 10-vjeçarin tjetër, atë 2010-2019 (më saktësisht në vitet 2013, 2017, 2018 e 2019).

Nadal e nis këtë edhe këtë 10-vjeçar, 2020-2029 në krye të renditjes botërore, duke qenë tenisti i parë në botë që e arrin këtë gjë. Pra, spanjolli ka arritur të jetë “numri 1 në botë” në tri 10-vjeçarë të ndryshëm njëri pas tjetrit.