MENU
klinika

Përjetoi dy luftrat botërore

Ndahet nga jeta gruaja më e vjetër në botë!

30.01.2020 - 15:25

Gruaja më e vjetër në botë, Fotima Mirzokulova ka ndërruar jetë.

“Daily Mail” shkruan se ajo u nda nga jeta në moshën 127-vjeçare duke lënë pas 200 nipër, mbesa dhe stërnipër. Fotima lindi më 13 mars të vitit 1893 në Taxhikistan, në kohën kur në Rusi qeverisja ishte në duart e Carit.

Ajo përjetoi dy luftëra botërore, tërë epokën Sovjetike dhe dëshmoi rënien e komunizmit.

E ndjera e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj duke punuar në kooperativë dhe kryesisht mblidhte pambuk. Ajo punoi deri në ditët e fundit të jetës dhe pasi doli në pension nuk ndaloi së ndihmuari fëmijët e saj.

Gruaja më e vjetër, e gjallë është 117-vjeçarja Kane Tanaka e lindur në Japoni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Francezë e shqiptarë - njëqind vjet pas luftës

100 vite nga Lufta e I Botërore në Shqipëri

E gjithë bota përulet para portretit të saj

Elena Peshkopia, shqiptarja që u bë femra më e zgjuar në planet