MENU
klinika

Rritet vjetërsia në punë dhe për burrat

Ndryshon mosha e pensionit/ Gratë do të dalin në pension…

02.01.2020 - 15:02

Viti 2020 solli disa ndryshime përsa i përket moshës së daljes në pension, si për gratë dhe për burrat.

Kjo pasi, sipas reformës, që hyri në fuqi në janar të vitit 2015, parashikohet një rritje graduale e moshës dhe vjetërsisë në punë, çka lidhet direkt me masën e pensionit.

Kështu, gjatë këtij viti një grua duhet të jetë 61 vjeç, në mënyrë që të përmbushë kriteret e daljes në pension. Me ndryshimet që iu bënë ligjit “Për sigurimet shoqërore”, parashikohet një rritje e moshës së daljes në pension me dy muaj në vit, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032. Më pas do të nisë rritja e moshës edhe për burrat, për të shkuar në 67 vjeç në vitin 2056, për të dyja gjinitë.

Por, ndonëse burrat nuk preken menjëherë nga zgjatja e moshës së daljes në pension, ata ndikohen nga rritja e viteve të vjetërsisë në punë. Kjo do të thotë se, nëse një burrë, në dhjetor të vitit 2014 duhej të kishte 35 vite vjetërsi, nga data 1 janar 2020 duhet të ketë 37 vjet.

Referuar legjislacionit në fuqi, rritja graduale e vjetërsisë ndikon drejtpërdrejt në masën e pensionit të pleqërisë, duke qenë se është një prej përbërësve të formulës për përllogaritjen e tij.

Ky duket edhe viti më domethënës që reflekton ndryshimet ligjore, duke qenë se tashmë është përmbyllur rritja 1-vjeçare e moshës së daljes së pension për gratë, duke arritur në 61 vjeç nga 60 vjeç që ishte në vitin 2015.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Borxhi i sigurimeve të papaguara

Çfarë po i rrezikon pensionet?