Përgjatë këtij viti buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes rritet me 2.8 miliardë lekë dhenë një krahasim me vitin 2019 nga 1.26% të Prodhimit të Brendshëm Bruto ka shkuar në 1.34%.
Kjo rritje synon realizimin e objektivit të ndërmarrë në kuadër të anëtarësimit të vendit tonë në NATO, që buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes të jetë 2% e PBB-së në vitin 2022.
Përmes këtij buxheti synohet më shumë mbështetje për personelin, operacionet brenda dhe jashtë vendit.
Njëherësh, me buxhetin e ri i jepet një hov më i madh investimeve për emergjencat civile, arsimimit dhe modernizimit të Forcave të Armatosura.
Fondi për modernizimin e Forcave të Armatosura, llogaritet 36 milionë euro, për misionet ndërkombëtare është parashikuar në buxhet një fond prej 8.2 milionë eurosh.`