MENU
klinika

Shpjegojnë shkencëtarët...

Nëse ju duket se keni ngrënë shumë, kujdes me kripën!

19.01.2020 - 17:31

Nëse ndiheni i fryrë rregullisht pasi të keni ngrënë, mund t’ju duhet të kontrolloni konsumimin e natriumit (substanca primare që marrim nga kripa), sugjeron një studim i publikuar nga Revista Amerikane e Gastroenterologjisë.

Studiuesit analizuan të dhëna nga Studimi i natriumit – Përpjekja Dietike për të Ndaluar Hipertensionin ( Natriumi –DASH), nga dy dekada më parë. Studimi origjinal krahasonte dietën DASH –një dietë e pasur në fibra, e varfër në yndyrna dhe me shumë fruta, arra dhe perime – me një dietë të varfër ne fibra. Studimi gjithashtu vëzhgonte konsumimin e natriumit, pasi pjesëmarrësit konsumonin versione me natrium të lartë dhe versionë me natrium të ulët të dietës së tyre. Studimi fokusohej kryesisht në se si natriumi ndikonte në tensionin e gjakut.

Në analizën e re, studiuesit gjetën se, ashtu si dhe pritej, dieta DASH, e pasur në fibra, rriste riskun e mbingpopjes me rreth 41% krahasuar me dietën me përbërje të ulët fibrash. Gjithashtu, meshkujt ishin më të prirur për të pësuar fryrje se sa femrat.

Por, doli që nuk ishte vetëm fibra e lartë që shkaktonte fryrje. Pasi hulumtuan më shumë, studiuesit zbuluan se versionet e larta në natrium (kripë), si të dietës DASH dhe dietës tjetër të kontrollit, rrisnin riskun e fryrjes me rreth 27% krahasuar me versionet e këtyre dietave që përmbanin pak natrium .

Nuk dihet akoma se si e shkakton natriumi fryrjen, por fakti që natriumi shkakton grumbullimin e ujit mund të jetë një faktor.