MENU
klinika

"Mallin do e hedhim në Lanë"

Nis sot prishja e Tregut Elektrik, tregtarët në protestë

30.01.2020 - 10:18

Në një kohë kur sot parashikohet që të nisë prishja e tregut elektrik të vendosur pranë zonës së Shkollës së Baletit, tregtarët protestojnë kundër vendimit të bashkisë së Tiranës.

Teksa në këtë treg ndodhen forca të mëdha policore, rreth 150 tregtarë janë mbledhur aty, ndërsa kërkojnë që t’u jepet një zgjidhje për mallrat e tyre.

Këta tregtarë kanë dorëzuar një peticion kundër prishjes së tregut në Bashki, por që sipas tyre nuk u mor parasysh. Ndonëse ata kërkuan një takim me kryebashkiakut Veliaj, ky i fundit nuk i ka pritur tregtarët, por një drejtoreshë sektori.

“Nuk kemi ku të çojmë mallin. Me këtë ushqejmë fëmijët. Do i hedhim në Lanë.”, tha një prej tregtarëve.

Për më shumë lajme vizitoni www.Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN