Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë përfolur se do të kurorëzojnë së shpejti dashurinë e tyre.
Por me sa duket, as këtë vit nuk do të kemi dasmë. E ftuar në “Shiko Kush LUAN”, Armina zbuloi arsyen përse nuk do të bëjë dasmën e shumëpërfolur.
“Duhet të jemi të dy gati dhe kjo do kohë organizimi. Në 2020 nuk ka dasëm!”, kështu u shpreh blogerja e njohur.
Pra, Armina dhe Shkëlzeni ende nuk janë gati për ditën e tyre të madhe.
Më herët në një bashkëbisedim me ndjekësit, Armina tregoi edhe arsyen përse nuk janë martuar ende.
“Nuk mendoj se martesa është arritje e madhe. Të dy duhemi dhe jemi mirë edhe në bashkëjetesë. Martesa është diçka që thjesht bëhet për qejf, por në të vërtetë nuk tregon asgjë”, u shpreh ajo Armina.
Por atëherë përse 2020-a është viti i saj i preferuar?