Komisioni i Venecias do të shqyrtojë dy ligjet e paketës Anti-Shpifje, në muajin mars të këtij viti. Lajmi bëhet i ditur nga vetë Komisioni i Venecias, i cili e ka publikuar një gjë të tillë në faqen e tij zyrtare.
Kujtojmë se paketa “Anti-Shpifje” e propozuar nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama ka ngjallur reagime dhe përplasje të forta në Shqipëri, pasi është kundërshtuar nga opozita, analistët, gazetarët e shoqëria civile, të cilët e shohin paketën si cenim të fjalës së lirë dhe kontroll të qeverisë ndaj mediave.
![](https://konica.al/wp-content/uploads/2020/01/parlamenti.jpg)
Presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend ligjet për mediat elektronike, duke argumentuar se ishin në shkelje me Kushtetutën.
Por ditën e sotme, Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese rrëzoi dekretin e Presidentit, duke i hapur rrugë votimit sërish në Kuvend.
Nga ana e tij, edhe numri dy i Partisë Socialiste, kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, paralajmëroi rrëzim të dekreteve të Presidentit Meta.