Një zjarri përmasave të mëdha ka përfshirë malin e Karaburunit orët e para të kësaj të enjteje.
Zjarri ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme kullote në këtë mal, ndërkohë që flakët rrezikojnë edhe pjesën e pyllit të Llogarasë nëse do të favorizohet nga era në drejtim të lindjes.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar specialistët e zonave të mbrojtura të Vlorës, ndërsa zjarrfikësit e kanë të pamundur të shkojnë me automjete deri pranë vatrës së zjarrit për shkak të mungesës së rrugës. Një grup prej tyre është nisur me këmbë drejt vendngjarjes dhe do të përpiqen të shuajnë flakët.
Aktualisht fikja e zjarrit që ka përfshirë kullotat me barë dhe shkurre në këtë zonë po bëhet me mjete rrethanore.