21.01.2020 - 17:18
Një zjarr ka përfshirë zonën e Çardhakut në qytetin e Korçës. Vatra e zjarrit është në afërsi të vendit ku janë vendosur edhe antenat e sinjalit.
Bëhet me dije se në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta zjarrfikëse.
Për shkak të terrenit të thyer malor është shumë e vështirë ndërhyrja me autobotet e zjarrfikësve, kështu punonjësve do t’u duhet të ndërhyjnë me mjete rrethanore.
Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz, por është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme bimësi, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Situata alarmante
Qarku i Shkodrës, në alarm nga zjarret
Tre vatra aktive