Marrëveshja “faza e parë” u firmos në Washington duke pezulluar armiqësitë tregtare midis Amerikës dhe Kinës.
Marrëveshja angazhon Kinën të blejë më shumë prodhime agrikulture, përveç të tjerave, në këmbim të ndërprerjes së tarifave të mëtejshme të vendosura nga Amerika.
Shumica e tarifave dënimore që të dyja krahët kanë imponuar mbi njëri-tjetrin qëndrojnë të paprekura. Të dhënat këtë javë treguan se eksportet globale te Kinës u rritën me 0.5% në dollarë vitin e kaluar, përqindja më e dobët në tre vite.Eksportet e saj me Amerikën ranë me 12.5%.
Me një xhest tjetër që zbut tensionet, Amerika u shpreh se Kina nuk është më manipuluese e monedhës, pasi e vendosi Republikën Popullore në atë listë në muajin Gusht. Qysh prej atëherë Kina është frenuar në uljen e vlerës së Yuan-it për të fituar avantazh tregtar, sipas Thesarit Amerikan.