MENU
klinika

Ja ç’status do të kenë tani

Princi Harry dhe Dukesha Meghan largohen nga familja mbretërore

09.01.2020 - 08:52

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë vendosur të tërhiqen nga pozicioni i anëtarëve të lartë të familjes mbretërore britanike.

Lajmi është bërë publik nga gazetari britanik, Piers Morgan, i cili postoi në Twitter një mesazh të Harry dhe Meghan, bashkë me arsyet e këtij vendimi.

Synojmë të tërhiqemi si ‘anëtarë të lartë’ të familjes mbretërore dhe do të punojmë për t’u bërë të pavarur financiarisht, duke vazhduar të mbështesim plotësisht Mbretëreshën”,- shkruhet në letrën e Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it.

Tani planifikojmë të ekuilibrojmë kohën tonë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut, duke vazhduar të respektojmë detyrën tonë ndaj Mbretëreshës dhe Komonuelthit… Ky ekuilibër gjeografik do të na mundësojë të rritim djalin tonë me një vlerësim për traditën mbretërore ku ai lindi, duke i siguruar gjithashtu familjes sonë hapësirën për t’u përqëndruar në një kapitull tjetër, përfshirë këtu edhe fillimin e entitetit tonë të ri bamirës. Mezi presim të ndajmë detajet e plota të këtij hapi tjetër emocionues në kohën e duhur, ndërkohë që vazhdojmë të bashkëpunojmë me Mbretëreshën, Princin e Uellsit, Dukën e Kembrixhit dhe të gjitha palët përkatëse. Deri atëherë, ju lutemi pranoni falënderimet tona më të thella për mbështetjen tuaj të vazhdueshme”,- thuhet më tej në letër.

Ndërkohë, nga anëtarë të tjerë të familjes mbretërore nuk ka ende asnjë njoftim a reagim zyrtar për këtë vendim të çiftit të ri.