MENU
klinika

Nga rritja e besimit tek...

Projekti për ‘gjallërimin’ e kreditimit/ Çfarë synon BSH?

05.01.2020 - 14:04

Në fund të 2019-ës, Banka e Shqipërisë dhe bankat tregtare lajmëruan një projekt për gjallërimin e kreditimi, një projekt që do të zbatohet këtë vit.

Në platformën për gjallërimin e kreditimit, janë përfshirë 10 objektiva ndër të cilat:

-zgjerimi i skemave të ndarjes së rrezikut të kredisë;

-marrja e aksesit në bazat e të dhënave të institucioneve shtetërore;

-rritja e bazës së kreditueshme të shqiptarëve;

-përmirësimi i edukimit financiar të popullsisë dhe në bashkëpunim me qeverinë;

-identifikimi i sektorëve strategjikë të zhvillimit, etj.

Gjatë vitit 2020, platforma pritet të marrë trajtë konkrete edhe nga propozimet do të paraqesin bankat tregtare për ndryshime ligjore dhe rregullative, me qëllim nxitjen e aktivitetit kreditues në vend.

Sfida e Bankës së Shqipërisë për vitin 2020 është rritja e qëndrueshme e kredisë me impakt të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike të vendit.