Banka Botërore ka rishikuar projektin për shërbimet mjedisore dhe ka vendosur që zbatimi i tij të shtyhet edhe këtë vit. Kujtojmë që ky projekt ishte parashikuar të përfundonte në nëntor të 2019.
Një mision i përbashkët për mbështetjen e zbatimit të projektit nga Banka Botërore dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), evidentoi se duhet përparim më i mirë në zbatimin e kontratave, regjistrimit të pyjeve dhe kullotave në 42 bashki.
“Deri tani, kanë përfunduar matjet në terren të Inventarit Kombëtar të Pyjeve dhe baza e të dhënave (NFI). 67 kontrata nën raundin e 2-të të granteve IPARD Like u nënshkruan dhe janë në zbatim.
U krijua versioni i parë i Sistemit të Shqiptar të Informacionit mbi Pyjet dhe baza e të dhënave brendshme për planet e menaxhimit të pyjeve dhe kullotave për 131 stafe në njësitë administrative rajonale të trajnuara. Po kështu është bërë përgatitja e planeve të menaxhimit të pyjeve dhe kullotave në katër bashki”– citon raporti i BB-së.
Sipas BB, “është bërë ristrukturimin e projektit, përfshirë rialokimi i të ardhurave të grantit suedez dhe një zgjatje njëvjeçare e datës së mbylljes së projektit origjinal nga 30 shtatori 2019, në 30 shtator 2020, ndërsa financimi shtesë është nën aprovimin përfundimtar nga Banka.”
Ky projekt në funksion të shërbimeve mjedisore filloi në vitin 2015 me një fond prej 22.18 milionë dollarësh, të ndarë në katër komponentë.