“Që arbnorët kanë qenë një popull origjinal në fund të mesjetës, atëherë kur po lindte Europa e Re, kjo nuk ha shume diskutim”, – thotë Artan Shkreli. Sipas tij, origjinalë në shumë pikëpamje, ata ndaheshin në mjaft pika prej fqinjëve të tyre jugorë e veriorë dhe pavarësisht ndërlidhjeve të paevitueshme me ta, në shumë aspekte, shfaqeshin ndonjëhere me afër me popujt matanë detit se me këta fqinjë të vjetër./Konica.al
Artan Shkreli shkruan se dukja i tyre i bënte ata të dallueshëm menjëherë. Shumë autorë të asaj kohë për shembull, sa për të ndaluar në një anë të saj, i përshkruajnë me flokë të gjatë dhe u kushtonin vëmendje të posaçme. Po aq e veçantë ishte mbi kryet e tyre dhe kësula prej leshi me strehë, e njohur si “albanais”.
Duket se ka qenë e rëndësishme për ta të dalloheshin prej të huajve të shumtë, që shpesh jetonin në territoret arbënore, kryesisht në vijën bregdetare.
Artan Shkreli shkruan se flokët e gjatë pra përshkruhen jo vetëm nga të huajt por edhe nga “Kronika” e vetë Gjon Muzakës i cili e quan Teodor Muzakën me apelativin “këshetësi”, e për të cilin saktëson se: “kështu i mbante ai flokët, dhe që në gjuhën “albanesca” kuptimi i fjalës “chiscetisi” do të thotë gërshetesi (origj. trezze)”./Konica.al
Sipas Artan Shkrelit veç faktit interesant nga pikëpamja gjuhësore (termi është gegnisht, gjë që tregon se njëfarë varieteti gegë është përdorur në Mesjetë deri thellë në zonat e Beratit e Vlorës) mësojmë për një zakon që në Europën e kohës e kishin veç vikingët dhe normanët aty pranë (Itali e jugut). Do patur parasysh dhe se, sipas përshkrimeve të autorëve antikë me një formë të ngjashme i mbanin flokët edhe një pjesë e fiseve iliro-kelte.
Shkreli, shkruan se në rrjedhë të kohërave fjala “këshetës” u bor, por jo zakoni, i cili ndonëse përjashtimor, rezistoi në fiset e veriut deri në kohërat moderne të fundshek XIX, sikur te ky i riosh i bukur nga Dukagjini dalë në vitin 1885.
Një fakt i mrekullueshëm trashedental ky dhe vështirësisht i kontestueshëm./Konica.al